“Nuk dua që të hy në insinuata politike fare, por dua të sqaroj opinionin se mandati I bordit dhe I drejtorit ka skaduar në fillim të këtij viti”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postim i plotë:
Dje në gazetën Insajderi është publikuar një audio incizim I drejtorit të Ndërmarrjes Publike Banesore me një anëtar të bordit ku dëgjohet biseda për konkurs të lokaleve dhe favorizim të bizneseve. Sipas atij audio incizimi, njeri person i thote tjetrit se në qoftë se nuk fitojnë ato kompani, ai konkurs duhet të anulohet.
Nuk dua që të hy në insinuata politike fare, por dua të sqaroj opinionin se mandati I bordit dhe I drejtorit ka skaduar në fillim të këtij viti. Që nga janari aksionarët kanë kërkuar që të lirohen zyrat dhe që bordi të mos merr vendime sepse nuk ka mandat por pa sukses. Së fundmi kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia që këta persona të largohen për shkak të faktit se nuk kanë mandat.
Komisioni vlerësues ka bërë punë të shkëlqyeshme sipas kritereve dhe ku nuk është favorizuar askush. Nuk e pata kuptuar se si bordi pa mandat anulon punën e Komisionit. Por tani po e kuptoj. Ne emailin e anulimit te derguar atehere e qe e keni ne foto me poshte, nuk ipet arsye per anulim. Ne audio incizim kuptohet pse.
Kjo është e papranueshme.
Besoj se tash edhe Kuvendi Komunal e ka të qartë se cfarë kanë bërë në mbledhjen e fundit. Bëj thirrje që menjëherë të lirohen zyrat e NPB nga ata që janë pa mandat. Vendimet e aksionarëve si personat e vetëm legjitim për vendimmarrje duhet të zbatohen menjëherë. Ftoj aksionarët që të shpallin konkursin për bord.
Po ashtu ftoj prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike të hetojë edhe konkursin e lokaleve edhe veprimet e fundit të njerëzve jolegjitim në NPB.