Site icon PrishtinaPress

Ahmeti reagon pas deklaratës së Kurtit për gjuhën shqipe: Kërko falje për këtë ofendim e poshtërim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në Maqedoni të Veriut nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij, është keqinformuar dhe kjo deklaratë është ofendim e poshtërim mbi të gjitha për ushtrinë.

Ahmeti citoi edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur

“Dashtë Zoti e mbledhshin mend të shohin që kjo nuk është punë shakaje. Do të thotë shqiptarët reagojnë si komb e jo si shqiptarë të Maqedonisë. Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë që ua ka thënë institucioneve se gjuha e shqipe është e kombit dhe si komb i dalin zot”.

“Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e Edi Ramën, leni ligjet mos prekni te gjuha aty ku nuk preket. Gabimi është i Albin Kurtit, nëse e kanë keqinformuar informatorët prej këtu duhet të dalë të kërkojë falje të shqiptarëve të Maqedonisë që tha se gjuha shqipe kurrë zyrtare s’ka qenë. Dy javë ditë antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoni janë thirrë në kryeministrin e Kosovës. Ja kryeministri i Kosovës thotë gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni”.

“Me keqardhje e kam ndje këtë deklaratë prandaj sa s’është vonë, duhet të dalë e të kërkojë falje për këtë ofendim dhe poshtërim që është bërë ushtarëve se nonat e Kosovës, djemtë këtu i kanë të varrosur për atë gjuhë. Janë këtu në varrezat e dëshmorëve trupat e tyre”, ka deklaruar Ahmeti.

Exit mobile version