Site icon PrishtinaPress

Ahmeti: PSD s’e mbështet dialogun e udhëhequr nga Thaçi

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka mohuar mundësinë qe parti e tij të mbështesë dialogun më Serbinë, të udhëhequr nga presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se procesi është jo transparent dhe nuk ka informata rreth tij. Si i tillë, sipas tij ky proces nuk do ta ketë përkrahjen e PSD, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti ka tene se, nëse gjithçka është e vendosur, opozita s’ka pse të shkojë në Bruksel vetëm sa për fotografi dhe pastaj të shpërndahet faji për marrëveshjen përfundimtare.

“Na nuk kemi asnjë informatë se çka po ndodh. Në asnjë mënyrë nuk e kanë përkrahjen tonë në këtë proces jo transparent. Kemi kërkuar që çështja të diskutohet në Kuvend dhe të mandatohet dikush. S’po shoh interesim real për pjesëmarrjen e opozitës as nga presidenca. Diskutimet për rendin e Kosovës janë të papranueshme”, tha Ahmeti.

Exit mobile version