Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se as kryeqyteti nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik.
Ahmeti tha se të gjithë kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës, e numri i rasteve posaçërisht në Pejë është brengosës.
Ai tha se duket iu afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë në disiplinën tonë.
Postimi i plotë:
Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në diciplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë.
#rriNshpi