Site icon PrishtinaPress

Ahmeti premton se gypi në qendër rregullohet pas orës 22:00

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, disa orë pasi që rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet e ka marrë uji, ka njoftuar gjithashtu se problemi me furnizim të ujit pritet të rregullohet pas orës 22:00.

“Sot në rrugën ‘Luan Haradinaj’ ka shpërthyer gypi kryesor i ujit Fi 300 që furnizon një pjesë të madhe të qendrës. Ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin dhe janë duke punuar urgjentisht në zëvendësimin e gypit. Sapo bisedova me drejtorin e Ujësjellësit dhe pritet që në orët e mbrëmjes të sanohet dhe pas orës 22:00 të lëshohet uji”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version