Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se disa miq të tij po i thonë se Qeveria ka koordinim të fshehtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veprimet që po i ndërmerr së fundmi.
Ahmeti shkroi në Twitter se nuk e kupton se “ku po e lexojnë këtë”, por, ai e ka një ide se pse po thuhet kështu.
“Disa miq të po më thonë që qeveria ka koordinim të fshehtë me ShBA. Nuk po e kuptoj ku po e lexojnë këtë por tash po më duket se po e di edhe pse”, shkroi Ahmeti.
“Më e besueshme është kjo storie e koordinimit se sa kjo që po ndodh realisht”, shtoi ai.
Ahmeti thotë se mund ta ketë gabim, gjë të cilën tha se Qeveria nuk e konsideron për veten.
“Ose unë e kam gabim, opcion që kjo qeveri nuk e ka”, shkroi ai.