Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është bërë pastrimi i hapësira të banesave rreth komunës në Hajvali.
Sipas tij, është duke u punuar për një Prishtinë sa më të pastër e me sa më shumë hapësira të gjelbra.
Ky është postimi i plotë:
Hapësira rreth banesave të Komunës në Hajvali, për një kohë ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave. Tashmë, përmes kompanisë të kontraktuar nga komuna, kjo pjesë e qytetit është pastruar.
Po punojmë në vazhdimësi që ta përmirësojmë shërbimin e menaxhimit të mbeturinave. Kësisoj, angazhohemi për një Prishtinë sa më të pastër, me sa më shumë hapësira të gjelbra.