Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “po na pret një periudhë e vështirë! Bruto Produkti Vendor që e mat nivelin e ekonomisë së një vendi ka formulë të thjeshtë. Është shuma e Investimeve, Konsumit, Shpenzimit qeveritar dhe bilancit tregtar (eksporte – importe)”.
“Kosova nuk ka mendim ekonomik shumë të zhvilluar por ekonomistë të zot kemi. Mblidhni krejt në një vend dhe mendoni dhe pastaj veproni. Krejt universitetet, krejt debatet dhe krejt politika tash duhet të fokusohet në këtë!”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
“Politikanë në debate televizive: lëshoni rrugë ekonomistëve dhe debatit ekonomik!
Po na pret një periudhë e vështirë! Bruto Produkti Vendor që e mat nivelin e ekonomisë së një vendi ka formulë të thjeshtë. Është shuma e Investimeve, Konsumit, Shpenzimit qeveritar dhe bilancit tregtar (eksporte – importe).
Këto të gjitha po pësojnë rënie! Po të ishte kriza vetëm në Kosovë do të ja dilnim disi. Por kriza po e prek Evropen. Kjo do të thotë që preket edhe diaspora! Vetëm 30 përqind rënie e remitancave do të thotë 300 milion euro më pak.
Në kriza të tilla njerëzit kursejnë! Kjo ështe intuitive dhe normale por sic do të thoshte Keynes (ekonomisti i rimëkëmbjes pas depresionit te madh ne vitet e 30) kjo është gabim i tregut të lirë që duhet të stimulohet.
Pas luftës së dytë botërore edhe shtetet më të djathta zbatuan politikat e Keynes. Ne kemi rënie të kërkesës agregate dhe kriza nuk mund të shihet më vetëm si problem social por intervenimi duhet të jetë ekonomiko social.
Nevojitet injektim ekonomik për të stimular kërkesen agregate. Duhet të rritet siguria për të investuar por edhe shteti nuk bën tani të kursej! Duhet ta bëj të kunderten e kursimit.
Edhe qeveria edhe komunat! Edhe bizneset. Edhe qytetarët duhet të blejnë. Shteti duhet ta mendojë deri ne gjysmem e buxhetit. Duhet të merr kredi!
Përndryshe do të kemi recesion të paparë e asistenca sociale do të jetë kot!
Kosova nuk ka mendim ekonomik shumë të zhvilluar por ekonomistë të zot kemi. Mbledhni krejt në një vend dhe mendoni dhe pastaj veproni. Krejt univerzitetet, krejt debatet dhe krejt politika tash duhet të fokusohet në këtë!
Përvec shëndetësisë dhe ekonomisë në këtë fazë, tjerat janë pallavra!
#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.