Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigur sulmeve të fushatës në Maqedoninë Veriore, duke thënë se nuk e kanë me partin e tij, por me shqiptarët.
“Gjithkund goditet BDI-ja. Nuk goditet BDI-ja, por shqiptarët. Shqiptarët janë pengesa pse e mbështesin BDI-në. Ju jeni fajtorë, ashtu siç thoshte Çubriloviqi – vrisni nënën shqiptare, mos i vrisnin burrat. Nënën shqiptare, ajo është fajtorja. Duan t`ia vrasin nënën, BDI-në, shqiptarëve në Maqedoni, sepse është bërë halë në sy. Ne nuk jemi pengesë për të tjerët. Ne i kemi mbështetur qytetarët tanë për historinë e tyre, për gjuhën, kur të gjithë të tjerët ua kontestojnë.” – ka thënë ai.
Ahmeti i është kundërpërgjigjur edhe kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova për paralajmërimin e saj për Tribunal të Hagës.
“UÇK ka nënshkruar një marrëveshje me NATO-n, Amerikanë, BE-në dhe i ndjeri Boris Trajkovski dhe unë si Komandant I Përgjithshëm. Ky kapitull është mbyllur sepse drejtësia ndërkombëtare ka vërtetuar se UÇK-ja është ushtri çlirimtare dhe jo mercenarë.” – ka thënë ai.