3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti për kthimin në Kuvend: Punët do të kryhen brenda, marrëveshjet nuk kalojnë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka treguar për kthimin e partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi pas qëndrim në rastet kur janë temat e rëndësishme për vendin kemi thënë se do të kthehemi në Kuvend, siç ka qenë Demarkacioni, Asociacioni, ose edhe për ndonjë vizitë të rëndësishme”.
“Është vullnet i deputetëve, megjithatë është kohë të kryhen punë në Kuvendin e Kosovës”.
“Ne misionin tonë e kemi kryer, kur është hequr Demarkacioni nga Kuvendi”.
“Ata thonë se ky projektligj do të kthehet, por e dinë se nuk i kanë votat”.
“Është detyrë e Qeverisë ta shkarkoj komisionin aktual të Demarkacionit dhe të bëj një marrëveshje me të gjitha ata që e kanë kundërshtuar këtë komision dhe të sjellin një marrëveshje të re”.
Ahmeti ka treguar edhe për atë se a do të shkonin në një takim të ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të diskutuar rreth çështjes së Demarkacionit.
“Do të shkojmë sikurse kryeministri të tërhiqet, ai po thotë hajde të bisedojmë, por unë e kam qëndrimin tim”.
Ndërsa më tutje Ahmeti ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Ata mund të formojnë edhe 10 ekipe për Asociacionin, por ata e kanë parë se asgjë që e dëmton Kosovën nuk do të kalojë”.
“Ka kaluar koha, kur ata e kanë manipuluar popullin”.
“Kjo qeveri po tregon se nuk meriton të ekzistojë. Në këtë moment më e mira kish qenë të jap dorëheqje kryeministri. Kjo qeveri ka treguar se është e papërgjegjshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img