Site icon PrishtinaPress

Ahmeti për incidentin ndaj Osmanit: Pasaporta diplomatike të garanton lehtësira, jo me kalu pa kontroll

Presidentes Vjosa Osmani, po dyshohet se i ka ndodhur një incident në Aerportin e Shkupit.

Derisa ajo po e kalonte kontrollin, sigurimi i ka kërkuar asaj telefonin.

Për këtë ngjarje ka folur edhe ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili i ka shpjeguar rregullat e udhëtimit në aerporte, pasi edhe vet ka udhëtuar goxha shpesh.

Ahmeti në Rubikon të Klan Kosovës tha se pasaporta diplomatike të garanton lehtësira, por jo të kalosh pa kontroll.

“Mbrojtja diplomatike të siguron mbrojtje p.sh mbrojtje nga arrestimi, mbrojtje nga kërkimi i xhepave, çantës”, tha Ahmeti.

“Unë mendoj që problemi ka qenë në qasje dhe në sjellje, mendoj që nuk e kanë respektuar mjaftueshëm presidenten”, tha ai.

Exit mobile version