Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i quajti luftëtarët e UÇK-së si klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet.
Megjithëse, ai shtoi se më shumë se sot, duhet unitet mes shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.
“Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet, por ama misionet ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, u shpreh Ahmeti në pritjen e veteranëve të UÇK-së, të organizuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.