0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti njofton qytetarët për dokumentet që mund t’i nxjerrin online e t’i marrin përmes postës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se për t’iu lehtësuar reduktimin e lëvizjeve qytetarëve ua rikujton aplikimin online për dokumentet e gjendjes civile.

Çmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1 euro, përveç çmimit të vetë dokumentit.

Dokumentet dorëzohen në shtëpi brenda 24 orëve, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Për të lehtësuar reduktimin e lëvizjeve, Komuna e Prishtinës rikujton qytetarët për aplikimin online për dokumentet e gjendjes civile.
Dokuentet të cilat mund të merren online janë:

1. Certifikata e Lindjes (1 Eur)

2. Certifikata e Vendbanimit (1 Eur)

3. Certifikata e Martesës (1 Eur)

4. Certifikata e Shtetësisë (2 Eur)

5. Ekstrakti i Lindjes (1 Eur)

6. Vërtetim nga Arkiva (1 Eur)

7. Certifikata e Statusit të Martesës (1 Eur)

8. Deklarata e Bashkësisë Familjare (2 Eur)

Cmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1 EUR, përveç çmimit të vetë dokumentit.
Qytetarët që aplikojnë, fillimisht duhet të regjistrohen (përmes numrit personal te letërnjoftimit dhe datës se lindjes), pastaj të kyçen në modulin e porositjes online te dokumentit ose dokumenteve te caktuara.

Dokumentet dorëzohet në shtëpi përmes Postës, 24 orë pas aplikumit.

Manuali me udhëzime të përdorimit është i bashkangjitur në të dy gjuhët.

Linku për këtë shërbim eshte:
https://kk.rks-gov.net/prishtine/ (ne anën e djathte eshte dritarja KYÇY/REGJISTROHU)

Të qëndrojmë në shtëpi duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!

#rriNshpi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img