6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Nesër ditë historike, zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nesër është ditë historike, pasi zgjedhin kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti në një paraqitje publike, ka kujtuar paraqitjen e katë viteve më parë, ku ka thënë se shqiptarët kanë ëndërruar për liri, për barazi, e të cilat nuk vijnë lehtë por kërkojnë shumë sakrificë dhe përkushtim, por edhe besim që qëllimi do të arrihet.

Sipas tij, sot është nevoja e bashkimit, duke lënë anash gjërat që i ndajnë dhe të bashkohen rreth gjërave që i afrojnë.

“Cfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. A duam t’ju lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni Evropiane a po një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqe a po konflikt, përparim a po vend numëro. Pikërisht për këtë, duhet të bëhemi bashkë. Këto procese janë më të mëdha se secili prej nesh, por është në duart tona që të ndërtojmë ura dhe ta shtrojmë rrugën për realizimin e ëndrrave….. Kryeministrin e parë shqiptar e bëmë bashkë, ta bëjmë edhe Maqedoninë Europiane bashkë, duke besuar se ëndrrat realizohen po që se besoni dhe punoni”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img