Site icon PrishtinaPress

Ahmeti në Strasburg, takime për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron për vizitë pune në Strasburg në kuadër të punimeve të sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në njoftimin  MPJD-së bëhet e ditur Ahmeti takoi shefat e Sekretariateve të tri Komiteteve relevante për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gjatë takimeve u bisedua lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE, respektivisht mbi hartimin e opinionit nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci dhe dhënien e mendimit nga dy komitetet e tjera. Përfaqësuesit e të tre komiteteve u njoftuan me hapat konkret që Qeveria jonë ka ndërmarrë që nga vizita e raportueseve në Kosovë dhe publikimi i raportit të juristeve eminentë, në funksion të konsolidimit të demokracisë, forcimit të shtetit ligjor si dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në vend”.

“Në kuadër të kësaj vizite, Zëvendësministri Ahmeti u prit në takim edhe nga Ambasadorja e Holandës në KiE, znj. Tanja Gonggrijp, e cila njëherit udhëheq Komitetin e Palëve të Konventës së Stambollit. Me znj. Gonggrijp u diskutua mbi rëndësinë që Kosova i ka dhënë kësaj Konvente, duke e inkorporuar në Kushtetutën e saj si dhe mbi përkushtimin  institucional të Kosovës për eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version