Site icon PrishtinaPress

Ahmeti: Në dhjetor ose janar nis instalimi i matësve të ngrohjes qendrore

Duke nisur nga muajt dhjetor dhe janar do të fillojë instalimi i matësve të ngrohjes qendrore, në ekonomitë familjare të Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se klientët e Termokosit do të kenë mundësi që në këtë mënyrë të kontrollojnë ngrohjen dhe të paguajnë aq sa harxhojnë.

Sipas tij, kjo mundëson kursimin e 25% të kapaciteteve dhe po ashtu kyçje të reja.

“Sot nënshkruam marrëveshjen me MCC për matësit e ngrohjes që si bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion Euro. Në dhjetor/janar fillon instalimi i matësve në ekonomitë familjare. Klientët e Termokos do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë. Kjo mundëson kursimin e 25 përqind të kapaciteteve dhe kyçje të reja. Falënderojmë në emër të Prishtinës MCC, Qeverinë dhe Popullin Amerikan për ndihmën që direkt ndikon në cilësinë e Prishtinasve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Exit mobile version