Në hapjen solemne të këtij institucioni mjekësor, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Me këtë rast, i pari i Prishtinës u shpreh se kjo qendër e Mjekësisë Familjare ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme për banorët e kësaj lagjeje dhe do t’ju shërbejë si është më së miri pacientëve, pasi ka një staf të kompletuar mjekësor dhe është mjaft moderne.
Kurse Veliaj, e ka përgëzuar për punën e bërë Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe i ka lavdëruar ata, duke thënë se është e vetmja qeveri komunale që punon me kaq shumë pasion e pak mjete për qytetarët.
Renovimi i kësaj ndërtese për ta kthyer në qendër të Mjekësisë Familjare i ka kushtuar komunës 70,000 euro, raporton Klan Kosova.
Ahmeti me Veliajn hapin qendrën e mjekësisë familjare në Tophane
Është hapur qendra e mjekësisë familjare numër 1 në lagjen Tophane të Prishtinës, në ndërtesën e ish-Gjykatës së Qarkut.