Komuna e Prishtinës ka organizuar sot akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se familjarët e dëshmorëve duhet te jenë krenarë dhe se ajo krenari është gjëja më e shtrenjtë dhe pasuria më e madhe që ata kanë, ndërsa pohoi se ai sot është kryetar i Prishtinës falë luftës së dëshmorëve.
“Lufta jonë ishte e drejtë, lufta jonë ishte e pastër dhe lufta jonë kishte të vetmin qellim, që ne të çlirohemi dhe të jetojmë sot të lirë”, tha Ahmeti.
Veterani Fatmir Sopi, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, tha se gjatë luftës shumë patriotë anë e kënd globit u mobilizuan dhe u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, duke mos kursyer as jetën e tyre për liri.