Site icon PrishtinaPress

Ahmeti: Lirak Çelaj dhe Agim Gashi po tentojnë të hyjnë me dhunë në objektin e Trafikut Urban (Video)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shefi i asamblistëve të PDK-së, Lirak Çelaj, dhe i atyre të LDK-së, Agim Gashi kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban, por janë penguar nga punëtorët. Ahmeti thekson se pas rehabilitimit të ndërmarrjes ata po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes.

Lexoni të plotë njoftimin e Ahmetit:

“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”.

Exit mobile version