Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shefi i asamblistëve të PDK-së, Lirak Çelaj, dhe i atyre të LDK-së, Agim Gashi kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban, por janë penguar nga punëtorët. Ahmeti thekson se pas rehabilitimit të ndërmarrjes ata po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes.
Lexoni të plotë njoftimin e Ahmetit:
“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”.
https://www.facebook.com/periskopi/videos/1569908533043723/