I pari i Prishtinës njëherësh ndër figurat kryesore në Vetëvendosjes, tashmë është larguar nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Përderisa mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është duke vazhduar, Ahmeti është larguar duke thënë se ka agjendë të ngjeshur, raporton Indeksonline.
“Po vazhdojnë diskutimet e brendshme, propozimi ishte për mundësinë e një takimi te përbashkët. Tash unë tash kam takime tjera. Sot përfundon afati për kandidatura, nuk ka të tjera përveç Albin Kurtit”, tha Ahmeti.
Duhet përkujtuar që mbledhja e sotme po mbahet për arsye të dorëheqjeve të shumta që janë bërë përgjatë kohëve të fundit në Vetëvendosje.
Një e tillë ishte edhe sot ku nga Lëvizja Vetëvendosje u largua deputeti Driton Çaushi.