Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është lavdëruar sot me të arriturat e tij në krye të komunës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kioska për lëshimin e dokumenteve e ka nxjerr vetën 10-fish.
Sot u arrit shifra prej 100,000 dokumenteve të lëshuara nga ky ekiosk. Sot Komuna e Prishtinës gati 40 përqind të kërkesave i ka nga komunat tjera.
Ky ekiosk e ka nxjerrë investimin 10-fish.
Pas vendosjes në Komunën e re dhe te qendra e regjistrimeve, për ta lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve, së shpejti vendosen në disa pjesë të qytetit (Bashkësi Lokale).
Po ashtu së shpejti edhe shërbimet kadastrale në ekiosk. (Kopjet e planit e certifikatat e pronës) /Indeksonline/