10.7 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Komuna nuk e ka bllokuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, thotë se ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk është bllokuar nga komuna.
Mirëpo për këtë çështje, Ahmeti thotë se duhet zbatohen procedurat e nevojshme, në mënyrë që procesi të realizohet me transparencë dhe me debat publik.

Ky projekt sipas të parit të kryeqytetit nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja sipas tij, duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë.

“Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit do ti zgjidhim të gjitha çështjet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Xhamia e Madhe në Prishtinë është paraparë të ndërtohet në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img