3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Ka forca që frikësojnë njerëzit se gjoja ky vend do të bëhet Shqipëri apo Bullgari e madhe

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti sonte në Tearcë tha se kur BDI gjendet para vendimeve për procese të rëndësishme që zgjedhin konteste historike për vendin, vijnë akuza nga opozita maqedonase, qoftë OBRM-PDUKM, qoftë LSDM në opozitë.

“Në vazhdimësi, kur BDI ka qenë në veprim, në procese të rëndësishme për t’i përmbyllur kontestet historike, kanë dalë forca të tilla për të frikësuar njerëzit dhe unë i dëgjoj Artan, se gjoja ky shtet do të humbet, do të bëhet Shqipëri e Madhe, do të bëhet Bullgari e Madhe, do e marrë ky, do e shesë ai. E drejton BDI, LSDM është nën hije. Nëse iu kujtohet, kur ishte në opozitë LSDM-ja, thoshte BDI është patericë e OBRM-së, tani e kundërta po kthehet”, tha mes tjerash Ahmeti.

Kryetari i BDI-së tha se personalisht e ka ftuar kreun e OBRM-PDUKM-së, Hrisitijan Mickoski që të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme për vendin.

“Hristijan Mickoskin unë e kam thirrur publikisht të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme të vendit, të kemi vend paqësorë, të kemi vend me ardhmëri, të kemi vend ku njerëzit të duan të jetojnë dhe jo të shohin ardhmërinë në shtet e Europës Perëndimorë”, tha mes tjerash Mickoski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img