Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e ka mbushur dinari kupën për ShBA-në, por “zënia në befasi”.
Këto deklarata, ai i ka bërë në “RTV Dukagjini” ku mes tjerash, ka thënë që reagimi ka ardhur pas “hapave të njëpasnjëshëm që kanë befasuar shtetin”.
“Jo dinari, por zënia në befasi e ka mbushë kupën. Absolutisht, nuk është ky reagim për dinarin. Reagimi është me hapa të njëpasnjëshëm që e befasojnë shtetin që po mundohet me të mbrojtë në çdo hap, s’po them me i dëgju gjithmonë, por me i befasu është problem.” – ka thënë Ahmeti.
Tutje, sipas tij, Kosova duhet të “luajë” me rregullat e caktuara nga ShBA-ja.
“Kemi ndërvarësi, asnjë shtet nuk është bash sovran, çdo shtet që ka hy në NATO e ka dhënë një pjesë të sovranitetit. Nëse don me lu në ekipin e futbollit ku Amerika është trejner, duhet me lu në pozitën ku të thotë.” – u shpreh ai.