-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti ironizon me Ramën: A ja keni dhënë 48 orë paraburgim, apo 7 orë me kohë të qenve?

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me deklaratën e të parit të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se qeni që i sulmoi tre mjekë dje është zënë dhe është në mbajtje.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter pyeti me ironi se “A është intervistuar edhe qeni topall te QKUK-ja?”.

“Qeni në mbajtje që i ka sulmuar mjekët. A ke hajgare qëkjo? A ja keni dhënë 48 orë paraburgim (a 7 orë me kohë të qenve). Edhe ai qeni topall te QKUK a është intervistu?”, shkroi Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme, Rama ka treguar se çka ndodhi me qenin që i sulmoi tre mjekë të QKUK-së.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img