Përparim Rama edhe zyrtarisht e ka marrë detyrën e kryetarit të Prishtinës. Pozitën e udhëheqësit të kryeqytetit ia dorëzoi, ish kryetari Shpend Ahmeti.
Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake.
Madje tha se shpreson se do të udhëheq Prishtinën për tetë vjet.
Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari.
Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.
“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, tha Ahmeti derisa ja dorëzoi tastierën.