1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti i reagon deputeti të VV-së për komentin me të verbrit: Ju spo shihni para hundës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, për komentin e tij drejtuar opozitës në Kuvend. 

Basha tha se për të kërkuar ide kreative nga ana e opozitës është “sikur të kërkosh sy nga i verbëri”

Ahmeti kritikoi deputetin për këto komente. 

“Një deputet i qeverisë i tha deputetëve të opozitës – me lyp ide kreative prej juve është si me lyp prej qorrit sy! Kadale bre!  A mendoni çka po folni a gjithçka është tentim për naj mesele e hajgare me dal pak ma të mençëm e më cool!”, shkroi Ahmeti në Facebook. 

Ahmeti tutje tha se deputetë që bëjnë këso komente nuk shohin para hundës së vet. 

“Të verbërit z. Deputet kanë sy. Për më shumë, shpesh shohin më shumë se ata që nuk e kanë shikimin e dëmtum. Rasti konkret jeni ju. Ju spo shihni para hundës! E as shqisat tjera spo i keni në rregull sepse kjo replikë definitivisht ke pa shije!”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img