Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe në përgjithësi nga niveli qëndror qeveritar që të rishikojë vendimin për kufizimin e lëvizjes.
Përmes një statusi në Facebook mbrëmë Ahmeti ka thënë se vendimi në fjalë për këto kufizime duhet të rishikohet gjithsesi, ngaqë po krijohen grumbullime të panumërta të 20 e më shumë personave në markete
Madje ai ka pasur një porosi për kryeministrin Kurti duke i thënë që s’është dobësi ta ndërrosh politikën pasi e ke bërë një provë.
Postimi i plotë i kryetarit të Prishtinës:
Vendimi për restriksionet 20-06 dhe 10-16 duhet urgjentisht të rishikohet. Informatat nga qyteti në periudhen 16-20 tregojnë grumbullime të panumërta të 20 e më shumë personave nëpër markete.
Më e rrugës do të ishte 18 – 06 ose edhe më gjatë por jo kështu. Po krijohet pasiguri për qytetarët.
Nuk është dobësi me ndërru politikën pas provës.