1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Hajnisë dhe kapjes së shtetit duhet t’i japim fund një herë e përgjithmonë

Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit i janë publikuar përgjimet e radhës të bisedave telefonike të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.
Në këto biseda dëgjohet qartë se si i koordinojnë të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë, ku Grabovci iu bindet vetëm Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
E lidhur me këto biseda ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet ti japim fund njëherë e përgjithmonë kapjes së shtetit.

“Këto përgjime në qoftë se janë sipas këtij paralajmërimi i vendosin shumë gjëra në perspektivë; edhe debatet e ditëve të fundit, edhe temat e viteve të fundit, edhe shumë gjëra të tjera. Duhet ti japim fund një here e përgjithmonë hajnive e kapjes se shtetit!”, ka shkruar Ahmeti./telegrafi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img