1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti fton librashitësin Florim Beqiri që t’i tregojë kush e kërcënoi dhe i kërkoi 320 euro qira

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me faktin se librashitësit, Florim Beqirit i janë kërkuar 320 euro për të paguar qiranë e shtëpizës në të cilën ai punon.

Ahmeti ka ftuar Florim Beqirin që nesër të paraqitet në komunë dhe të tregojë se kush e ka kërcënuar atë me një shumë të tillë të parave.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se qiraja mujore për këto kioske është 40 euro. Ndryshe librashitësi, Florim Beqiri sot ka bërë të ditur se prej nesër do të vë në shitje të gjitha librat me çmim 1 euro, në mënyrë që të mbledhë paratë për të paguar 320 euro qiranë.

Reagim i Shpend Ahmetit:

Pas shumë viteve në rrugë, para dy viteve kemi ndërtuar kiosqet dhe kemi strehuar librashitësit në shesh. Ju kemi dhënë në shfrytëzim atyre që me vite qëndruan aty. Qeraja mujore është 40 euro, pak më shumë se një euro në muaj sipas rregullores komunale për shfrytëzimin e hapësires publike.

Sot e pash një postim të njërit prej librashitësve që dikush i ka thënë që do të ja marrin kioskun në qoftë se nuk i paguan 320 euro. Menjëherë e ftova personin në fjalë të paraqitet në komunë. Çdo vit vazhdohen kontratat dhe borxhet 8 muaj ndikojnë. Por edhe kjo nuk paraqet problem të madh.

Por disa dashakqinjë dhe shpifës si në Kuvend Komunal edhe në facebook filluan të shpërndajnë lajmin se qeraja është 320 euro në muaj.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për librin!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img