-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti flet për opozitën dhe pasojat për Kosovën nëse Kurti dështon ta arrijë një marrëveshje me Serbinë

Ish-kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka kritikuar opozitën, duke thënë se po përpiqet ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti me metodat e tij.

Ai ka thënë se opozita në Kosovë po merret me pasojat që mund t’i bartë vetë Kurti nëse dështon ta arrijë një marrëveshje me Serbinë, dhe jo me pasojat që mund t’i bartë Kosova.

“Opozita po merret çka do t’i kushtojë Kurtit kjo, e jo çka do t’i kushtojë Kosovës. Mendoj se opozita po do ta rrëzojë Kurtin me metodat e Kurtit”, ka thënë Ahmeti në DPT te Fidani.

E në rast dështimi për marrëveshje, Ahmeti ka thënë se më e keqja që mund t’i ndodh  Kosovës, është izolimi.

“Më e keqja që mund të na bëjnë është me na izolu. Me na izolu është mos me na dhënë viza, mos me na pranu kurrkund. Izolimi nuk është i mir”, ka thënë ai.

“Shpresoj për një zgjidhje qytetare, sepse shqiptarët dhe serbët, së bashku mund të jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img