Site icon PrishtinaPress

Ahmeti: Fajtorë për ndotjen e ajrit është udhëheqësia e shtetit

Njohësi i çështjeve juridike në vend, Milaim Ahmeti ka shkruar në faqen e tij në facebook se fajtorë për ndotjen e ajrit është udhëheqja e shtetit të Kosovës të cilët sipas Ahmetit nuk po kanë guxim të merren me tema kyçe siç janë: Termocentralin e Kosovës A si ndotësi më i madh i ambientit e madje shkaktar i sëmundjeve të kancerit, kontrollimin e cilësisë së naftës, benzinës, vajit si dhe lëndëve tjera djegëse që janë jashtë çdo standardi të cilësisë, kontrollimin e lirimit të gazrave të automjeteve përmes Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve, etj.
Ahmeti ka thënë se për mos zbatim të ligjit shkelen Konventat Ndërkombëtare dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndërsa e vetmja alternativ mbetet ndëshkimi i popullit!
Lexoni postimin e plotë:
Për mos zbatim të ligjit shkelen Konventat Ndërkombëtare dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndërsa e vetmja alternativ mbetet ndëshkimi i popullit!
Krerët e shtetit ne pa mundësi për tu përballur me sfidat e mëdha në parandalimin e ndotjes së ambientit dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e ambientit dhe akteve tjera, gjen alternativen e vetme atë të ndëshkimit të popullit duke jua ndaluar lëvizjen e lirë të qarkullimit te garantuar me Konventa Ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Krerët e shtetit nuk kanë guximin të merren me:
– Termocentralin e Kosovës A si ndotësit më i madh i ambientit e madje shkaktar i sëmundjeve të kancerit. 
– Kontrollimin e cilësisë së naftës, benzinës, vajit si dhe lëndëve tjera djegëse qe janë jashtë çdo standardi të cilësisë. 
– Kontrollimin e lirimit të gazrave të automjeteve përmes Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve. 
– Gjelbërimin e hapësirave publike. 
– Krijim e parkingjeve në hyrje të qytetit. 
– Mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve brenda dhe jashtë qytetit. 
– Rregullimin e transporti urban, ndër-urban dhe hekurudhor. 
– Etj.
Për të gjitha të cekurat më lartë ekzistojnë rregulla ligjore qe në rast zbatimit të tyre do të kishim një ambient të pastër dhe të shëndetshëm por fatkeqësisht mungon guximi, udhëheqësit shtetëror duke mos pasur guximin të merren me zbatimin e ligjit karshi, termocentraleve, bizneseve të fuqishme siç janë pompat e karburanteve, qendrat e kontrollimit të automjeteve, kompanive të mirëmbajtjes si dhe shumë elementeve tjera të keq menaxhimit, gjen të vetmin fajtor POPULLIN për ta ndëshkuar dhe lënë fajtor për ndotjen e ambientit, një praktik tashmë e përsëritur me moton “gjithherë në kurriz të populli”.
Mjaftë përfituat në kurriz të popullit!
#përzbatimtëligjitpërambienttëpastër/PrishtinaPress.eu
Exit mobile version