Site icon PrishtinaPress

Ahmeti: Edhe pse ka presion nga ndërkombëtarët, taksa nuk hiqet

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100 % ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr.

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron. Daçiq çdo të dytën ditën del me çnjohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë”, është shprehur Ahmeti në KlanKosova.

Sipas Ahmetit epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë.

“Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Matthew Palmer si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin na është bërë e qartë se SHBA dhe Komisioni Evropian do ta shtyjnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor-janar-shkurt do të ketë presion për këtë dialog”, ka theksuar ai.

Exit mobile version