-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: E pranojmë sfidën, Mickoski ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale, ka thënë në një intervistë Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Unë mendoj që Hristijan Mickoski duhet ta mbajë fjalën. T’i qëndrojë fjalës së dhënë. Ne, si BDI, si Front Evropian e përshëndesim këtë deklaratë dhe presim që zgjedhjet e ardhshme komunale që janë në tetor të vitit të ardhshëm, të jenë bashkë me ato parlamentaret”, tha ai për REL.

PNdërkaq në lidhje me përdorimin ose jo të gjuhës shqipe ka deklaruar se “prekja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ka për të qenë ‘fuçi baruti’”.

Si lider i opozitës ai, ka paralajmëruar zgjidhje ligjore për tejkalimin e mospajtimit të Frontit opozitar Evropian me vendimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, për të marrë në Qeveri grupimin politik VLEN. Ai ka pohuar se po punohet në një material, nga i cili “do të dalë një ligj, dukshëm në mbrojtje të legjitimitetit”.

Duke ritheksuar angazhimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në preambulën e saj, Ahmeti ka nënvizuar se me këtë ndryshim, maqedonasit nuk humbin asgjë.

“Përkundrazi, bëhet dallimi mes komunitetit bullgar dhe atij maqedonas”, është shprehur kreu i BDI-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img