-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, rritja e shpejtë e infeksioneve e ka rënduar situatën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo fundjavë po fillon ndryshe me masa shtesë restriktive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se rritja e madhe dhe e shpejtë e rasteve me COVID e ka rënduar situatën në Kosovë,

“Të gjithë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm, ndaj vetes dhe të tjerëve rreth nesh, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i mbajnë maskat, t’i dezinfektojnë duart dhe ta mbajnë distancën.

Hyrje/daljet janë ndaluar nga mbrëmë në orën 20:00 deri të hënën në orën 05:00, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Qeveria mori vendim që gjatë kësaj periudhe të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Me vendimin e MSH-së, obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img