Bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se edhe një herë ia kanë bërë të qartë Bashkimit Evropian që taksa ndaj Serbisë nuk hiqet, raporton prishtinapress.eu
Sipas Ahmetit, kjo është e vetmja politikë e jashtme që Kosova mund ta përdor si presion ndaj Serbisë.
“Ia bëmë të qartë edhe një herë BE-së se taksa nuk hiqet, pra vendimi për taksën është shumë i qartë…. Taksat janë i vetmi mjet që Kosova e ka si politike të jashtme për të bërë presion për Serbinë dhe nëse Serbia dëshiron që të heqim këtë taksë atëherë ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë me Serbinë, por zor është që t’i besohet Serbisë”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit në Bruksel.
Sipas tij, pavarësisht se Serbia ka nënshkruar marrëveshje që të mos e pengoj rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të ndryshme, ajo nuk po e bën një gjë të tillë.