Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për vdekjen e Astrit Deharit
“Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e veten? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm, por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenarë se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm. Astrit, u prehsh në paqe!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.