Site icon PrishtinaPress

Ahmeti ankohet se dikush qëllimshëm po i rrënon kunjat, punën më të madhe të tij (FOTO)

Shpend Ahmeti vazhdon të krenohet me dy punët e kryera në Komunën e Prishtinës – kunjat dhe kiflet. Mirëpo, dikush, është kujdesur që njërën prej punëve kapitale të tij t’ia prish. Ai ka thënë se dikush me qëllim po e bën një veprim të tillë.

Sidoqoftë, Kryetari i Prishtinës ka premtuar se premtimin për vendosjen e kunjave do ta mbajë dhe do t’i rregullojë përsëri.

“Si duket dikush me qëllim? Ne prapë i vendosim, e prapë pastaj deri në vendosjen e rregullit”, ka shkruar Kryetari i Prishtinës dhe ka publikuar edhe dy foto.

Për tri vjet e një muaj, Shpend Ahmeti s’ka arritur ende të realizojë premtimet e tij kryesore siç është ujë 24 orë; parkingje; blerje të banesave për 150 euro këstin.

Mirëpo, askush s’mund të ankohet se Kryetari i Prishtinës ka vendosur suksesshëm pengesat në trotuare dhe ka shpërndarë kifle nëpër shkolla.

Exit mobile version