Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, u ka bërë thirrje deputetëve që sa më shpejt ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, pasi sipas saj është kriteri i vetëm i mbetur për liberalizimin e vizave për në Zonën Shëngen, transmeton lajmi.net
Këtë deklaratë, Ahmetaj e ka dhënë në një intervistë për Radio Kosovën, ku thënë se këtë e ka konfirmuar edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, e cila tha se është shënuar progres në kriterin tjetër, që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ahmetaj ka thënë se sa më shpejt që të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, aq më shpejt Kosova do t’i afrohet fundit të pritjes së liberalizimit të vizave.