Site icon PrishtinaPress

Ahmetaj takoi ambasadoren e Holandës, flasin për MSA-në e vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim pune Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe Agjendën Evropiane për Reforma, njofton kumtesa, përcjell “Zeri.info”.

 

Ministrja Ahmetaj e falënderoi ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për procesin integrues në BE, duke filluar nga zbatimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave. Ajo, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian për thellimin e bashkëpunimit me Holandën, duke theksuar mundësitë e shkëmbimeve dhe përkrahjes së Holandës për shoqërinë e Kosovës drejt integrimit Evropian.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, falënderoi Ministren  Ahmetaj  për pritjen, duke theksuar angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ambasadorja Willems, po ashtu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Holandës posaqërisht për procesin e Integrimit Evropian dhe Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë, si prioritete kyçe për Holandën.

Exit mobile version