2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmetaj: Çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se rruga e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë është tek çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ahmetaj, në një lidhje direkte në emisionin InfoMagazine në Klan Kosova, ka thënë se propozimi i draft statutit të pesëshes evropiane, është më rëndësi të dihet përmbajtja.

“Jam shumë e sigurt se brenda marrëveshjes ka edhe pika të tjera, të cilat janë të rëndësis së vecantë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Ahmetaj.

“Por në vazhdimësi e kemi thënë se çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet, apo do të hapë rrugë marrëveshjes finale mes dy palëve”.

“Jam shumë optimiste, nëse marrëveshja e tillë, pranohet a do të nënshkruhet apo jo, është pak e rëndësishme, e rëndësishme është që të pranohet dhe marrëveshja e tillë do të hapte rrugë që Kosovës t’i hiqeshin sanksionet. E rëndësishme është cila është përmbajtja e asaj marrëveshje, ende nuk është bërë publik për opinion publik”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img