Site icon PrishtinaPress

Ahmed al-Sharaa bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëheqësi de facto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u emërua zyrtarisht si president i përkohshëm të mërkurën.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Departamentit të Operacioneve Ushtarake, kolonel Hassan Abdul Ghani, i cili njoftoi se Al-Sharaa do të drejtojë vendin gjatë fazës kalimtare, transmeton klankosova.tv.

“Ne shpallim marrjen e detyrës nga Zoti Udhëheqës Ahmed Al-Sharaa si President i vendit në fazën kalimtare, dhe ai do të përmbushë detyrat e Presidentit të Republikës Arabe të Sirisë si dhe do ta përfaqësojë atë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Abdul Ghani gjatë një konference të cilën udhëheqësia e cilësoi si “konferencë fitoreje”.

Exit mobile version