2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ahengjet me krisma armësh po vazhdojnë, Policia intervenon në një tjetër rast në Ferizaj

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në Ferizaj.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Njazi Bajraktari”, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj secilit veç e veç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Përdorimi i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img