9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Agusholli i VV-së për Kodin Civil: Nuk e votojë edhe nëse Kurti ka mu mundu me ndiku me trysni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka thënë se nuk do të ndryshoj aspak qëndrim sa i përket votës së tij rreth lejimit e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

Agusholli e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se nuk ka me ndryshu absolut qëndrim.

Jo, jo jo…., nuk ka me ndryshu absolut qëndrim. Unë flas për vete, nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Qëndrimi ka me qenë i njëjtë.” – ka thënë ai për Front Online.

Ndër të tjera, Agusholli ka deklaruar se nuk do të ndryshoj qëndrim edhe nëse kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe shef i subjektit ku ai është deputet i bën trysni rreth kësaj çështje.

Ai mundet ndonjë trysni me pas, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin, kur janë këto çështje në pyetje”. – deklaron ai.

Agusholli më tej shton se nuk ndryshon fare qëndrim edhe nëse vota e tij për këtë çështje do të vendoste që ai të jetë apo jo kandidat për deputet në zgjedhjet e reja.

Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim.” – ka përfunduar deputeti i VV-së.

Deklarata e Agusholli erdhi pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Gjermania ka folur për këtë çështje, duke thënë se se do të merret personalisht për ti siguruar votat për këtë çështje dhe se është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img