Sergio Aguero ka prekur tema të ndryshme në prononcimin e tij të fundit. Ish-goleadori i njohur argjentinas, u tërhoq nga futbolli në dhjetorin e vitit 2021 për shkak të problemeve në zemër.
Duke mos e shijuar aspak transferimin te Barcelona pas 10 viteve te Manchester City. Me “El Kun” që u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit anglez.
“Cilët janë tre qendërsulmuesit më të mirë në histori?
Ronaldo Nazario, Thierry Henry dhe Luis Suarez. Pikërisht me këtë renditje”, shprehet 35-vjeçari.
Më pas një koment për rivalitetin Barcelona-Real Madrid dhe ish-trajnerin te City, Pep Guardiolën. “Tifozët mendojnë se e urrej Realin e Madridit, por jo. Nuk e urrej Realin.
Jam tifoz i Barcelonës dhe Atletico Madrid, kjo është e vërtetë. Por kjo nuk do të thotë se e urrej Realin. Guardiola? Atë e dëgjon duke të thënë: ‘ik këtu, spostohu atje’…
Nëse nuk bën saktësisht atë që të thotë Guardiola, atëherë në skuadër krijohet çrregullim dhe çdo plan prishet”.