Sulmuesi argjentinas i Manchester City, Sergio Aguero, beson se Pep Guardiola tashmë e ka bërë atë lojtar më të mirë edhe pse kanë vetëm dy muaj bashkë në ekip.
Aguero shënoi het-trik mbrëmë në fitoren e Cityt 4-0 ndaj Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së parë në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.
Ai beson se me Guardiolan trajner do të shënojë edhe më shumë gola.
“Jam shumë i lumtur me trajnerin e ri,” tha ai, përcjell Express.
“Ai është njëri nga trajnerët që më ka ndihmuar më së shumti në karrierë, e kam përmirësuar lojën në zonë dhe shënimin e golave, pra me Guardiolan do të shënojë më shumë gola,” shtoi ai.