Site icon PrishtinaPress

Agron Mustafa refuzon të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën (Video)

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij në Komunën e Prishtinës.

Ai ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, përkundër që një gjë e tillë është përfolur në kryeqytet.

Mustafa ka përmendur disa nga emrat që me shumë mundësi njëri nga ta do të kandidojë nga radhët e PDK-së.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

Exit mobile version