4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Agron Halitaj: Dyshime për përfundimin e rivitalizimit të urës së Ibrit

Publicisti dhe analisti, Agron Halitaj, ka thënë se, fillimi i heqjes së barrikadës mbi urën e Ibrit, pa dyshim që është akt për t’u përshëndetur.
Mirëpo, sipas tij, nëse merret parasysh ecuria e zhvillimeve të deritashme për dhe rreth kësaj ure, s’ka se si të mos shihet me dyshim përfundimi i suksesshëm i planit të hartuar nga palët dialoguese në Bruksel.
Ai numëron disa arsye se pse duhet të merret me rezerva e dyshime ky plan.
“ E para, është shumë indikative që punimet kanë nisur pikërisht në kohën kur vendi po përballet me sfidën e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi, a në fakt marrëveshja ishte arritur vitin e kaluar dhe ura ishte paraparë të ishte e rivitalizuar qysh në qershor të këtij viti.
– E dyta, punimet në urë dhe në rrugën “Mbreti Petër” në veri të qytetit të Mitrovicës, janë lejuar tek pas pajtimit të kryenegociatorit serb, Marko Gjuriq, gjë që tregon se Serbia ka ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e sistemit të brendshëm jo vetëm politik, por edhe urban të Kosovës, dhe si e tillë, mund t’i prishë planet kur t’i teket; dhe
– E treta, Brukseli deri më sot nuk e ka bërë as edhe më të voglën përpjekje që t’ua mundësojë shqiptarëve që të kthehen në pronat e tyre në veri, prej të cilave janë detyruar të largohen dhunshëm, sikundër që nuk e ka hapur asnjëherë si temë mundësinë e heqjes së pengesës për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të jetë e pranishme edhe në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq”, ka thënë Halitaj, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, të mbetet një urë, simbol i ndarjeve e një qyteti apo edhe e një shteti për plot 17 vjet, nuk ka asnjë arsyetim – thjesht është e qëllimshme dhe këtë duhet thënë haptas. “Ajo fuqi e përbashkët ndërkombëtare e cila ka arritur ta largojë Serbinë nga hapësira më e madhe territoriale e Kosovës, ka mundur ta largojë edhe nga ato tri komuna veriore (apo katra që tash janë bërë së voni me pëlqimin e politikanëve kosovarë), vetëm se është dashur të insistohet sistematikisht nga vendësit që të mbështeten edhe në përmbushjen e të drejtës fondamentale të ushtrimit të sovranitetit brenda kufijve shtetërorë”.
“Por, politikanët tanë u pa se kanë qenë të zënë me çështje të punësimeve familjare e klanore, kontrolle të ndërmarrjeve, uzurpime e shitblerje të pasurisë shoqërore, dhe nuk janë djersitur për t’ia kthyer shtetit atë që i takon, por kanë hyrë në dialog me Serbinë me duar në xhepa, pa vënë asnjë kusht.
Me këta njerëz, me këtë qasje në dialog, zor se do të përmbushen pritshmëritë se rivitalizimi i urës së Ibrit do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej”, ka thënë Halitaj./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img