Bukuroshja Agnesa Vuthaj në mënyrë unike i është përgjigjur trendit të reagimeve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Femra e cila pos bukurisë dallohet edhe për suksesin në biznes, thotë se do të shpërngulet.
Por, ajo këtë do ta bënte edhe në rast se Hillary do të fitonte, sepse thjesht – i pëlqen që të udhëtojë.
“Nëse Trump fiton, largohem nga vendi. Nëse Hillary fiton, largohem nga vendi. Nuk është postim politik, thjesht dua që të udhëtoj nëpër botë”, u shpreh Agnesa në foton e publikuar.
Ky mbetet reagimi më unik deri tash nga yjet shqiptare rreth zgjedhjes së Trump president.